Poezia – Jo,sot s’munda dot të thur poezi; e ke parë,dhe buka hahet me karar. – Sylejman Qyqalla
POEZIA
Jo,sot s’munda dot të thur poezi;
e ke parë,dhe buka hahet me karar.
“Hë,mor çun,muzat s’vijnë kur do ti;
poezia s’lind me prerje “cezar!”
Jo,vërtet sot s’thura dot asnjë fjalë;
s’isha esëll muzave t’u trokas në derë!
“Ç’më pandeh?S’bëjmë abort,o djalë;
kur të vie koha-do lindim si pranverë!”