Shokë
SHOKË
Sa shokë të mirë dikur qemë,
E gazi na shkonte vesh më vesh!
Po pse,or lal na hyri ky verem
Djalli parti-si ujk-na hyri në mes?
Sa shokë të mirë qemë dikur
Për jetën e kishim vetëm një cak!
Djalli-parti- na ftohu,si qivur
Zjarr zemre,o lal, s’na la aspak!
Sa shumë duheshim ne,o shoku im
Kurrë s’u grindëm e kurrë s’u shamë!
Partitë jetën seç na e bënë pelim…
Njëri-tjetrin si bishë-të gjallë e hamë!