Më merr malli
MË MERR MALLI
Tyh,si s’munda,baba,të të mbaja të gjallë,
Si s’munda dot vitet e mia të t’i jap!
Ty,që zemrën për Shqipni-e kishe zjarr…
Se ike,si në ëndërr-s’besoj prapë!
Kurrë s’kam besuar se vdekje ka për ty
Aq sa them se vdekje s’ka Shqipnia!
Ishe i fjalës-i tëri,o im baba-një histori…
Tyh!Si s’munda të t’i falja vitet e mia!
Më merr malli,baba…tepër ky mall më djeg
(Të kisha prind,po ne ishim dhe shokë)
Më mirë që ike,të të mos vriste ky hendek
Për Shqipninë tënde,në të kalbur dhogë!
Dhe ende shpresoj…ende sikur të shoh ty…
Të më thuash vargjet nga “Lahuta…”
Pres të thuash vargjet:”O moj Shqypni…!”
Kur ëndrrat na u bënë korb,si futa!