May 8, 2024

T’gjithë shqiptarët janë Shqipni

T’gjithë shqiptarët janë Shqipni
Poezia – Sylejman Qyqalla
Interpreton – Matilda Avduli

Teksti:

Më ndje,im atë,për sot…zemra më çahet,
siç m’u ça,o shok,si atë ditë kur më ike ti!
Gazi e fjala në buzë,fort sot po më thahet,
ndaj s’kam forcë as të thur vargje për ty!

Më ndje,im atë,për sot…s’ngrita dot flamur;
nuk më bën dora sot as të shkruaj elegji!
Ky Nëntor na mbushi hidhërim e pluhur…
qan e mjera jonë-rënkon fort “Nana Shqipni”!

Më ndje,im atë Ramiz,për këtë Nëntor…
s’e ngrita,si atëherë me ty-flamurin mbi çati!
Na goditi fort edhe më e zezë një dorë…
por jemi-siç thoshe:”T’gjithë shqiptarët-Shqipni”!

Më ndje,im atë!Të betohem në t’shenjtin flamur:
Kurrë-si dhe ti-s’heqim dorë nga Nana Shqipni!
“Shqipni”-thoshe,-“osht çdo plis e lis e çdo gur…”
Më ndje,nëse qaj…siç qava dhe kur më ike ti!

Shpërndaje: