Po zbrazet Atdheu
PO ZBRAZET ATDHEU
Po zbrazet toka ime,po zbrazet;
ah,sa i keq,Atdhe,të ra hise padroni!
Nga kolltuku,helm qeshet e gajaset…
flasin,qajnë e bërtasin…tullat e betoni!
Po zbrazet toka ime…Kosovë e Shqipëri;
njeriu ka frikë nga agimi,ka dhe nga nata!
Të të mos mbeten palca e skeleti,atdhe ty
padroni- nga “gazda”-do mbushet dekorata!
Po zbrazet Atdheu im-i ujitur me lotë e gjak
e ne heshtim si mumje…sikur në ëndërr jemi!
Vallë,a ka kush zgjohet e kohës t’i marrë hak;
apo ne vetë-me gjithë nënën-pa kokë vemi?