O kombi im
O KOMBI IM
O kombi,im,ç’bela e zezë të ka zënë;
të babëziturit duan të të hanë të tërë!
Vrasin vëlla,grua,fëmijë edhe nënë…
kush çohet i pari të pret me gërshërë!
O kombi im,ç’të zuri i madhi taksirat;
bishë për njëri-tjetrin… i çartur si lubi!
Nëpër shekuj ha veten e të duket pak;
“Kjo botë është veç imja-vdis ti!”
O kombi im…ç’ilaç,vallë të shëron;
ke veshë?Ç’kambanë,vallë,të zgjon?