May 19, 2024

ERA

Hë…ka i ke çuar “të kullotin berret”,o poet;
mos po pandeh,se do ta ndreqësh botën?
A mos t’u mbytën të bekuarat, anijet në det?
Kot e ke.Je “kryeneç”-s’e ndryshon kuotën!

Hë…kah i çove “berret”-të shlodhen në diell?
Me pak lule,o xhan,nuk vjen pranvera!
Atë do të korrë njeriu-çfarë më parë mbjell…
Në këtë mjegull…kushedi se ç’sjell era…

E di…të dhimbset,o poet, çdo gjë e bukur,
Të vjen keq që botën s’e bën dot zap!
Ka shumë ëndrra diellore,që ikën si flutur…
Kushedi…ndoshta era do t’i sjellë prapë.

Shpërndaje: