poezi shqiptare Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/poezi-shqiptare/ Blog personal Fri, 09 Sep 2022 14:00:37 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg poezi shqiptare Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/poezi-shqiptare/ 32 32 Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/04/22/nene-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Thu, 22 Apr 2021 15:42:50 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1130 Nënë Shqipëri Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt; po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i...

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Nënë Shqipëri

Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt;
po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i ziu!
Plagët tona,o popull-s’na i shërojnë të huajt…
njësoj si ujku i vjetër është dhe ky- “i riu”!

Plagë shqiptare,o plaga jonë e vjetër;
zgjidh një tjetër,o popull-fare të ri!
Kasapi që të preu në vite-s’bëhet tjetër…
Mjer për ne-për ty,o Nënë Shqipëri!

T’ u mbush shtëpia me plot papagallë,
Me ujqër e luanë-të gjallë të të grisin!
Hiqi nga toka,Nënë,këta të hanë të gjallë…
të prenë në copa dhe duan të të shesin!

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/28/u-thashe-sylejman-qyqalla/ Sun, 28 Mar 2021 07:48:39 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1122 U thashë I thashë tymit:Shporru…ik…ik! I thashë zjarrit:Mos u shuaj! Oxhakut:Kurrë mos u fik, mos...

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë

I thashë tymit:Shporru…ik…ik!
I thashë zjarrit:Mos u shuaj!
Oxhakut:Kurrë mos u fik,
mos u ndiz nga dorë e huaj!

I thashë bujkut:Mbille arën!
I thashë mullirit:Bluaj…bluaj!
I thashë mësuesit:Ruaje farën,
mos e mirr nga racë e huaj!

I thashë këngës:Kumbo në qiell!
I thashë ushtarit:Rri n’detyrë!
I thashë zemrës:Bëji zë Diellit,
të qeshin bar e lule në natyrë!

U thashë grave:Lindni fryt;
bota s’gëlon dot me robotë!
Njeriut:Më i bukuri-zëri yt…
ishte,do t’jetë-është dhe sot!

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>