May 4, 2024

Dryni – Sylejman Qyqalla

DRYNI
Kah dole…kah dole,o i paudhi ti,o dry
dhe s’na lë udhët e gjera t’i përpijmë?
-Unë s’isha fare,por më bëre ti,njeri…
Ndaj pa mua…as mëngjesin s’e gdhijmë!

Kah dole,kush të stisi,mor derëzi
E botën ne s’e shohim të tërën?
-Ti vetë fsheh dorën nga vëllai,o njeri
Si ti s’e pashë ariun e as panterën!

Kah dole,o i ziu ti,o dry
E botën e drynove me zinxhirë?
-Askund,o njeri,s’pashë si ti…
Më të pabesë e më të ndyrë!

Shpërndaje: