Detar (Gruaja është një oqean dhe,mjer ai që s’di të notojë!) – Sylejman Qyqalla
DETAR
(Gruaja është një oqean dhe,mjer ai që s’di të notojë!)
Ti je detar i zoti,zemër,vërtet je detar,
Me varkën tënde oqeanin tejpërtej kapton.
-Më mban sipër,gocë, zemra jote zjarr…
Veç vala jote më rrëmben e më rrëzon!
Ti je detar,zemër…sa bukur i njeh caqet
Nuk ka forcë valë e madhe të të mbytë!
-Më mbajnë pezull varkën,të kuqet-tuat faqet
Udhën kah bregu ma dëftojnë buzët dhe sytë!
Ti je detar…detar…detar…
-…ti je i ëmbli oqean…
do rri mbi ujë-me varkën,i pavrarë…
jam detar…dua t’i dal matanë!