Na falni artiste – për djersën tuaj. Na falni, që për ju, vëllëzër, asgjë s’bëmë! Na ka lidhur fort bre, një dorë e zezë, e huaj. Dhe dy gurë bashkë për atdhe s’lëmë!
NA FALNI,ARTISTË
(Atristeve e artistëve të Teatrit Kombëtar në Tiranë)
Na falni,artistë,për djersën tuaj,
Na falni,që për ju,vëllëzër,asgjë s’bëmë!
Na ka lidhur fort bre,një dorë e zezë,e huaj
Dhe dy gurë bashkë për atdhe s’lëmë!
Na falni,o motra e ju, vëllëzër artistë,
S’patëm takat goditjen t’jua ndalim!
Na hypi kaherë mbi shpinë një kalë i pistë…
Në s’kemi grusht,kurrë bre s’do t’i falim!
Na falni,motra e vëllezër,për lotin e gjakun
Për zërin tuaj që ju pre në gjoks e buzë!
Ndoshta vjen një paranverë e jua merr hakun
Dhe zgjidhemi nga këta zinxhirë- tërkuzë!