Nënë Shqipëri “Ik!” – Përditë thuhet “Ik…ik!”, po kujt t’i themi,o mik:”Rri!”?
NËNË SHQIPËRI
“IK!”
Përditë thuhet “Ik…ik!”,
po kujt t’i themi,o mik:”Rri!”?
Fati i Shqipërisë,me shumë frikë
të pagrusht,si unë edhe ti!
Përditë nëpër kohë:”Ik…ik…!”
e sëmura ime,nënë Shqipëri!
Çdo agim tëndin e pres me frikë…
se kush do të të hajë-cila lubi!
Përditë na ha mushkritë kjo “Ik…ik!”
o Shqipëri,ç’përkunde,o nënë,në djep?
Ç’dobiçër polle-kë pate për ashik…
një bir të ha të gjallë-tjetri të rjep!
“Ik!”-thotë ai që të dogji-dreqi i zi
e ti Shqipëri nënë-me shumë plagë!
“Ik ti…ik!”-të të djegë ai përsëri…
gjoksi yt-ka kohë-sëris në flakë!