Dashuri -Pse,dashuri,ti kurrë nuk plakesh, As lidhesh dot me zinxhirë?
DASHURI
Pse,dashuri,ti kurrë nuk plakesh
As lidhesh dot me zinxhirë?
-Jam bërë prej lulesh e prej flakësh
Unë jap dritë dhe jo errësirë.
Pse,dashuri,ti kurrë s’përvlohesh
Dhe rri lart,e fortë dhe mbi retë?
-Po s’erdhe me mua,do rrëzohesh…
Unë jam Hëna dhe Dielli vetë.
Pse,dashuri,ti kurrë s’mërdhin,
Përherë je me buzë në gaz?
-Të jesh me mua-je me perëndinë
Plagë në zemra -unë s’lë pas.