May 22, 2024

Të munda, “Gorbaçov” – Pranoje! Të munda, raki “Gorbaçov”. Ndonëse ti këmbëngulës më thua:”Njet!”

TË MUNDA.”GORBAÇOV”

Pranoje!Të munda,raki “Gorbaçov”
Ndonëse ti këmbëngulës më thua::”Njet!”
Të piva gati një shishe e gati një kovë…
Jam shqiptar-krenar dhe mbi retë!

Të munda,raki “Gorbaçov”…Moskën dhe ty,
Nuk mbeta në qoshe,si i mjerë,si rusi yt!
Jam shqiptar!Nga puthjet s’më shqit asnjë raki…
Për dashuri…me rakinë tënde jam fytyfyt!

Të munda,raki “Gorbaçov” ty dhe djemtë e tu;
Jam shqiptar!Gruan s’e lë dot në harresë!
Unë pi pa masë dhe ecjen s’e bëj dot kuturu…
Dhe në pifsha botën-dashurisë:”Mirëmëngjes!”

Të munda,”Gorbaçov”,ndonese ti:”Njet…njet…!”
Dhe në gjumë jam esëll unë…një qerrata poet!
Sylejman Qyqalla

Shpërndaje: