June 16, 2024

Me natyrën – Dola sot,si bari, të flas ca me natyrën. Të mbledh dhe ca muza,si manaferrat.

ME NATYRËN

Dola sot,si bari, të flas ca me natyrën
Të mbledh dhe ca muza,si manaferrat.
T’ia heq ca këtij teatri jete zgjyrën…
Si një çoban:”Kullotni!”-që thërret berret.

Dola sot në natyrë të mbushem freski,
Të flas ca me lulet,me lisat-si me shokë.
“Ç’u bëre,Sulo?Kah na u trete,xhan ti?!”
Mblidhemi si në koncert e heqim mall tok.

“E sheh,Sulo,ca sharraxhinj krahët m’i prenë,
M’i prenë degët”,-tha lisi,-“më bënë fort sakat!
E ku të bëj për shqiponjat,i gjori,tash folenë…
më shkulën rrënjët,më bënë qose me sopatë!”

Shpërndaje: