I thashë – I thashë poezisë: si thua, dalim një xhiro sot?… Ta dish, është dimër dhe ti mund të ngrish!
I THASHË
I thashë poezisë:si thua,dalim një xhiro sot?…
Ta dish,është dimër dhe ti mund të ngrish!
“Jo,mor çun,nëse s’ke ti-as unë s’kam të ftohtë;
unë s’mërdhij!Po ti pas meje,a mund të vish?”
I thashë poezisë:ku rri ti,ku e ke shtëpinë;
ku të të gjej?Në male,në fusha,në ndonjë pallat?
“Anekënd jam,po ma kërko fshehtësinë…
nëse je “gjahtar” shpirti me zemër,s’të lë fillikat”.
I thashë poezisë:a ke,moj e bekuar,shokë ti?
“Vetëm shpirtbardhët,që janë njeri!”