May 25, 2024

Rakia – Më tha rakia: “Më pi,djalë,por me karar… gjeje diku aty…një mes! Kam rrëzuar mbretër e pashallarë… jam zier shumë-mos më zër besë!

RAKIA

Më tha rakia:
“Më pi,djalë,por me karar…
gjeje diku aty…një mes!
Kam rrëzuar mbretër e pashallarë…
jam zier shumë-mos më zër besë!

E ku ta gjej “mesin”,moj e bekuar,
kur ti thua:”Edhe një gotë…edhe një…?”
Mendjen-dhallë,larg ma ke mërguar…
dhe prapë:”Shih,djalë,xhenetin…pi…pi!”

Shpërndaje: