June 6, 2024

Shqipëri – Kur u linde ti,bija ime Shqipëri. Për emrin tënd s’kisha ndonjë siklet.

SHQIPËRI

(Më tha ofiqari i Drenasit:
-Je në gjendje ta mbrosh këtë emër të vajzës?
-Po!Me kokë,në çdo kohë!-ia ktheva.

Kur u linde ti,bija ime Shqipëri,
Për emrin tënd s’kisha ndonjë siklet.
Emri yt-gjak në deje,që para Diellit…
qiell e tokë,që mua më jep jetë.

Kur u linde ti,pas Taulantit e para Glaukut,
Me këngë arbërie -tërë fshatin,moj bijë,e tunda!
Një grusht të rëndë sakaq ia dhashë ujkut…
me ëndrrën time të përqafuar,gjarprin e munda!

Kur u linde ti,bija ime…ishte i ftohti dhjetor,
Por mua seç më dukej gusht,për çudi!
Ëndrrën time e puthja dhe e kisha në dorë…
ah,sa i bukur,ky emri yt -bija ime-Shqipëri!

Shpërndaje: