June 6, 2024

Nënë moj – “Ç’ruan,moj nënë,në arkë të nusërisë. E përkëdhel si fëmijë, me aq kujdes?! -Kam,mor bir, flamurin e Shqipnisë… Pa të as rroj rroj e pa të as vdes!”

NËNË,MOJ

“Ç’ruan,moj nënë,në arkë të nusërisë
E përkëdhel si fëmijë,me aq kujdes?!
-Kam,mor bir, flamurin e Shqipnisë…
Pa të as rroj rroj e pa të as vdes!”

Tash pesë vjet ra një kambanë
Po në këtë orë,po në këtë ditë
Kush tha se ti u lige,moj nënë…
Kush kësaj radhe të zuri pritë?!

Po ti veç një lindje,o nënë, kishe
Për flamur gjithnjë u bëre fli…
Për Atdhe një mal zemër ishe:
“S’kemi shumë,bir-veç nji Shqipni!”

E doje babain gju më gju,ishit dhe shokë…
si tufë trëndafili:
“Ndiqe armikun,Ramiz,mua krah më ke!”
Gatuaje misërniken,sa një rrotë mulliri…
“Nëse s’kam për vete,bukë kam për Atdhe!”

As të tundi varfëria as burgu në nusëri
As kërbaçi as çizmja gjakatare:
“O,s’jua jap burrin as shokët e tij…
Kosova është jona…është tokë shqiptare,

Një jetë e kam…vetëm për Shqipëri!”
E doje plakun dhe s’do ndaheshe kurrë…
“Mbi tërë botën-kemi një flamur!”
Ç’pate që u lodhe,moj nënë…

Ti shumë dimrave u bëre ballë!
Ishe si një nuse,ndritje si Hënë…
“Kam,mor bir,një tjetër valë!…”
Jo,mor…nuk vdes dot jo,historia…
“Po dal ca,bir…rrnoftë Shqipnia!”

Autor, Sylejman Qyqalla
Bensheim,12 dhjetor 2012,

Shpërndaje: