June 6, 2024

Kur shkruaj – Kur shkruaj poezi a ndonjë fjalë. Mos më trazo,or lal…kurrsesi! Sytë të çakërdisur,më nxjerrin zjarr… se mos rrëshqas ndopak,kushedi…

KUR SHKRUAJ

Kur shkruaj poezi a ndonjë fjalë,
Mos më trazo,or lal…kurrsesi!
Sytë të çakërdisur,më nxjerrin zjarr…
se mos rrëshqas ndopak,kushedi…

Kur shkruaj poezi a diçka them,
Jam në siklet…si para një mbreti.
“Mos guxo,poet,mendjen ujem…
je para gjyqit…të gjykon mileti!”

Kur shkruaj…më dridhet pena…dhe vetë;
mos,helbete, me broçkulla s’them asgjë!
Dua fjalëve të mia t’u jap formë e jetë…
me peshë mali dua t’i them gjithnjë.

Shpërndaje: