June 4, 2024

Vaji i vajzave në Kanexhaq – Sylejman Qyqalla

VAJI I VAJZAVE NË KANAXHEQ

(Motiv popullor kosovar)

Si fëmijë,isha goxha mistrec dhe me kurreshtje i shikoja
vajzat,që e mbulonin kokën me shami dhe “Uuu-u!” me
orë të tëra!Kur bënte ndonjë pauzë,ia ngulitja sytë asaj dhe nuk shihja as lotë e as sytë të skuqur nga gjithë ai vajë!Atëherë s’e kuptoja,por më vonë -po!

Po pse,moj bijë, kaq shumë po qan
gjithë këtë “U-u!”-ke ndonji siklet?
-Jo,o bac,s’po qaj,pasha atë nanë…
me bo “U-u!”-kaherë osht adet!

Pse u lidhe,moj bijë,në dyrek të shpisë;
nëse ti s’do te burri-vjen motra Hajri!
-Jo,o bac,boll ndejta…lamtumirë beqarisë…
me kismet-veç unë në qerre po hi!

Shpërndaje: