Nëse s’jam me popullin – Unë s’jam poet me një qind fytyrë. Të pres,helbete,se cili po rrëzohet.
NËSE S’JAM ME POPULLIN
Unë s’jam poet me një qind fytyrë
Të pres,helbete,se cili po rrëzohet.
T’i ngjitem së shtrembrës,si rrëshirë…
Si bushtër që tund bishtin e “trazohet”.
Nuk jam poet,si mumje,në zjarr të hesht
Të pres kah fryejnë erërat,t’ia mbaj unë.
Dhe në qofsha pa forcë-sa një plesht…
Për të vërtetën-do bëhem Xhordano Brun.
Jo,jo!Nuk jam poet me krahët sipas motit,
Për mua,e vërteta e ka vetëm një stinë.
Nuk jam mulli me erë,të bluaj “për të fortit”…
Nëse s’jam me popullin-pështymani poezinë!