Duke lexuar poezi – Saherë lexoj nga poetët poezi të bukura, të pjekura jodhunshëm…po me diell. Them:”Po të mundja,vargjet t’i bëja flutura… për t’i ngrënë çdo shkronjë-t’i shkoja në hell!”
DUKE LEXUAR POEZI
Saherë lexoj nga poetët poezi të bukura,
të pjekura jodhunshëm…po me diell,
Them:”Po të mundja,vargjet t’i bëja flutura…
për t’i ngrënë çdo shkronjë-t’i shkoja në hell!”
Saherë lexoj poezi të mprehta,fare kosore
Nga vajza e gra poete,kur jetës i japin kuptim.
U kthehem sërish me ëndje vargjeve tokësore…
T’i pija,si dopio e të ngroh fort dhe shpirtin tim!
Saherë lexoj poezi…vërtet poezi-aromë në pranverë,
Them:”Eh,që s’po mund dot- çdo shkronjë ta bëj verë!”