June 19, 2024

Të jesh poet – Kurrë vetë s’i kam dashur censurën as diktatin. Po as të çinoj dikë nuk kam dashur kurrë…

TË JESH POET

Kurrë vetë s’i kam dashur censurën as diktatin
Po as të çinoj dikë nuk kam dashur kurrë…
Nuk i dua poetët që shtiren “të mëdhenj” në artin
E,pa kuptim…në letër derdhin fjalë,si gurë.

Nuk i dua poetët,që krekosen si bibat
E veten duan ta çojnë në Diell e në Hënë.
Kur nga e vërteta tmerrohen si nga shtrifat
E në poezi,as vetë s’dinë se ç’kanë thënë.

Të jesh poet…jo gjithçmos vetëm të duash…
Kur sulmon bisha…duhet dhe të godasësh!
I pari me qiri e shpatë-fjalën e popullit ta thuash,
Ndaj gjëmës së tij…jo të heshtësh e të gajasesh.

Shpërndaje: