E desha kombin – E desha unë Shqipërinë pa rrëmujë- -të mos qepim me gjilpërë të huaj.
E DESHA KOMBIN
E desha unë Shqipërinë pa rrëmujë-
-të mos qepim me gjilpërë të huaj.
Desha,bre,një Shqipëri ndryshe;
ju strucër,n’daçi,më quani “idealist”!
Kurrë kombin s’e desha në dyshe;
herë “të majtë”,”mes” e herë “djathtist”!
Desha,bre, tërësisht një Kosovë ndryshe;
s’e desha si tash,hibrid,me dhjetra parti!
Desha gaz të kenë fëmijët,si dallëndyshe,
ku ëndrrat,si nga hasmi-iu dogjën përsëri!
E desha kombin ta kem një trup-një shtëpi,
me një prijës,ku fjala e besa kanë kandar.
Kudo në botë të shkoj:”Jam unë,Shqipëri!”
dhe jo si sot qeraxhi,me ballin ulur e të vrarë!
E desha kombin,ku sisë na jep vetëm nëna,
jo si tash,kur njerka për ne e bën gjellën!
Të zbresë Zeusi,Afrodita e të zbresë dhe Hëna,
jo si tash,kur ca kopila-na e përzien pjellën!
E desha kombin…Olimb -dhe mbi perëndinë…
kur qiell e tokë dikur flisnin SHQIP.