Qaj Kosovë – Qaj Shqipni – E rëndë fort, kjo sëmundja jonë. E hamë njëri-tjetrin që në embrion – Sylejman Qyqalla
QAJ,KOSOVË-QAJ SHQIPNI
-E rëndë fort,kjo sëmundja jonë-
-e hamë njëri-tjetrin që në embrion.
Nga viktima-u bëmë “xhelat”,
kem zot shpie psikopat.
Të ikin djemtë nga shtëpia,
ah, në mumje mbeti Shqipnia!
Ç’është kjo gjëmë,kjo rrëmujë,
me strajcë në krahë,si të huaj.
Në daç qaj,o popull,në daç godit
sofra e madhe ,po t’zbrazet përditë.
Qani ju fusha,qani ju male,
mbete,o popull me një mijë halle!
Qani,ju fshatra,Tiranë e Prishtinë,
me lak në fyt,kah shkojmë s’dimë!
Qaj,Kosovë e qaj,moj Shqipni,
iku Enver Hoxha-nënë e pafëmijë!
Llapaqenërit zgërdhihen me marifet,
tallin gjakun:”Do bëhet mirë sivjet!”
Qaj Shqipni,o i bukuri Atdhe,
as kokë as këmbë,s’di se ku i ke!
Gjaku i brezave,të shkelet përditë,
me këtë gjumë,popull-vetes i zure pritë!
Në vend të uzinave-prostituta çelim,
në vend të grurit-vetëm drogë mbjellim!
Zgjohu,more popull-shih ti taksiratin,
për parti,o i mjerë-mos e nxirr inatin!
Një qind pyka-maska t’i thuri paria,
nuk vlejnë këta qenër-sa vlen Shqipnia!
Zgjohu,o popull-kjo këmishë s’eshtë për ty,
asnjë “Evropë” s’të do pa të nxjerrë sy!
Zgjohu,o popull-u mbushe me të zi
arkivol ke partitë-helm këtë pari!
Kam shumë për të thënë unë- i vogli poet,
më dhimbsen djem e vasha për këtë siklet!