Gruas
Gruas
S’i duhen gjë lulet e as fustani,
kur s’i falen zemra edhe xhani.
Unë,kurrë s’i thashë:”Zemër,të dua!”
unë s’rri dot pa të-as ajo pa mua.
Për ne-çdo ditë është pranverë;
s’i përziejmë dot lulet me ferrë.
Nuk bëjmë festa nëpër përvjetorë;
çdo ditë dashurojmë,në çaste e orë.
Nga askush s’mësojmë për dashuri;
dhe perëndia u përul- nga ne të dy.