Jam… – Përditë themi:”Jam pellazg…ilir…arvanit”; gjithnjë fshihemi nën të gjyshit ombrellë!
JAM…
Përditë themi:”Jam pellazg…ilir…arvanit”;
gjithnjë fshihemi nën të gjyshit ombrellë!
Asnjë rreze neve,nuk po na bën dot dritë…
s’na rrezon hëna as na ngroh asnjë diell!
Përditë themi:”Jam Pirroja..Gjergji…jam…jam…”
E ne këmbën s’e luajmë…me fjalë bëjmë “çudira”!
Njëri-tjetrin,që në embrion-të gjallë,or lal,e hamë…
Pa gardh na lanë inatet…si krimb na gërryen smira!
Jam…jam…ndoshta një ditë të të jem…
përrallë shekullore…mendja- ujem!