Mos vdis – Kurrë mos vdis, njeri, para vdekjes. As kur pandeh se vdekja është te dera.
MOS VDIS
Kurrë mos vdis,njeri,para vdekjes
As kur pandeh se vdekja është te dera.
Çdo vit ka dimër e muzg të mbrëmjes,
Por ka dhe dritare,kah hyn pranvera.
Kurrë mos vdis para moshës sate,kurrë,
Ndonëse jeta ka mijëra leqe e plagë.
As kur pandeh se rrudhat t’u bënë gravurë
As kur botën tënde ta pushtojnë flakë.
Kurrë mos vdis.Jeta ka ngritje e tatpjeta,
Po të thuash:”Unë jam më i fortë se ti!”
Ta dish,ka helm…po ka dhe mjaltë jeta…
Bota jote është e gjerë…dhe s’ka dot kufi.
Kurrë mos vdis,o njeri!