Në dashuri – Unë s’të solla veç dy tufë trëndafili. Ti e di,moj zemër-unë nuk jam kurnac! Këputa degën, ta solla në krahë bilbili. Për dashuri-kurrë s’kam qenë përtac!
NË DASHURI
Unë s’të solla veç dy tufë trëndafili
Ti e di,moj zemër-unë nuk jam kurnac!
Këputa degën,ta solla në krahë bilbili
Për dashuri-kurrë s’kam qenë përtac!
Nuk të solla lule veç dy tufë,e di ti
Mes degësh,ta vura peshqesh zemrën.
Në nektar-si engjëj jemi unë e ti
Ndaj,për ty,s’do ta pushoj këngën.