GUXO Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/guxo/ Blog personal Sat, 05 Sep 2020 05:48:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.5 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg GUXO Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/guxo/ 32 32 Guxo poet – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/09/05/guxo-poet-sylejman-qyqalla/ Sat, 05 Sep 2020 05:48:26 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=908 GUXO,POET Guxo,o poet e mos u tremb kurrë, Këngën tënde-kurrë bre,mos e vrit! Bëhu burrë-mos...

The post Guxo poet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
GUXO,POET
Guxo,o poet e mos u tremb kurrë,
Këngën tënde-kurrë bre,mos e vrit!
Bëhu burrë-mos rri gjarpër nën gur
Dhe sofrën tënde-kurrë mos e shit!

Guxo,o poet e pisat pështyji në surrat,
Të mos thonë:”Heshti!Letrën kot e nxin!”
Kokën lart…kurrizin mos e ul si një sakat
Mos vër asgjë mbi flamurin e Shqipërinë!

Guxo,poet dhe fjala jote të jetë sa një mal,
Kur toka jote,nga zagarë,si kurvë shitet!
Mos hesht e dhëmbë e penë të ndizen zjarr
Kur lëngon tokë e përgjakur e përpëlitet!

Guxo,poet e kurrë mos duro hienat e çakallët
Të tallen me shkronjat që ti i hedh në letër!
Guxo prore për popullin,që ty t’i ngrehu shkallët
E kemi veç një Atdhe dhe s’e këmbejmë me tjetër!

Guxo,poet e si mumje kurrë,amani,mos hesht
Para një nëne shamizezë,që s’ka bukë për të birin!
Guxo,o xhan dhe kurrë bre mos rri si plesht
Para këtyre vampirëve kur Atdheut ia bëjnë qefinin!

Guxo gjithmonë…guxo,o poet
Dhe fjalës sate jepi jetë!

The post Guxo poet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>