Biografia e autorit Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/category/biografia-e-autorit/ Blog personal Fri, 28 Feb 2020 11:52:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg Biografia e autorit Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/category/biografia-e-autorit/ 32 32 Biografia e autorit Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/02/28/biografia-e-autorit-sylejman-qyqalla/ Fri, 28 Feb 2020 11:52:28 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=68 “Kurrë nuk shkruaj për sasi,por për cilësi as orvatem dosido të nxij një letër. Jam...

The post Biografia e autorit Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
“Kurrë nuk shkruaj për sasi,por për cilësi
as orvatem dosido të nxij një letër.
Jam ky në vepër,si dhe nëpër poezi;
ju betohem:veç së vërtetës-s’di tjetër!”

Poeti,Sylejman Qyqalla,u lind më 1954,në fshatin Bardhi i Madh,me prejardhje nga një familje atdhetare.E tërë familja ishteburgosur nëpër vite për veprimtari antijugosllave për bashkimin e trojeve etnike me Shqipërinë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Prishtinë,pastaj studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike,në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.Ky poet,me shkrime është marrë që nga rinia e tij e hershme dhe
ka publikuar nëpërrevista periodike të Kosovës;ka incizuar në Radio-Televizionin e atëhershëm të Prishtinës.Po kështu,një tekst i tij është bërë këngë,me titull “Në roje të atdheut” për Festivalin “Kënga revolucionare” në vitin 1978.Po në këtë vit,
pati formuar Grupin letrar “Naim Frashëri” në Shkollën e Lrtë Pedagogjike të Prishtinës dhe,njëkohësisht dhe në fshatin e lindjes,në Bardh të Madh,ku me nxënësit e shkollës “Zejnel Salihu” organizonte dhe shfaqte vazhdimisht Orë letrare në Prishtinë e më gjerë.Në vitin 1978,bënte pjesë dhe në një grup dramatik në filialin e Zeherores “Kishnicë-Novobërdë” me
Emin,Ruzhdi e Ibish Gashin,me Havishe Dërvodelin,ku ekzekutonin pjesë nga drama të ndryshme,që organizoheshin.
Po kështu,me Grupin letrar të fshatit,kishin bërë incizime poezish,në Radio-Televizionin e Prishtinës,ku emetoheshin në programe letrare artistike.
Praralelisht me veprimtaritë letrare artistike,poeti Sylejman Qyqalla,zhvillonte dhe veprimtari ilegale kundër regjimit jugosllav,duke shpërndarë literatur “armiqësore”,prej të cilave ishin:”Lahuta e malëcis”,”Atentat në Paris”,”Shota dhe Azem Galica”,”Dashuria në shoqërinë socialiste”,”Gratë revolucionare”,
“Mërgata e qyqeve”,revista”Shqipëria e re”,”Zëri i Kosovës”,”Zëri i popullit”,revista “Liria” nga heroi Kadri Zeka e literaturë të ndryshme të historisë e të letërsisë.
Poeti Sylejman Qyqalla,më 11 nëntor 1979 burgoset si pjesëtar
i Lëvizjes revolucionare LNÇKVSHJ,në krye të së cilës ishin
Metush Krasniqi,Jusuf Gërvalla,Ramadan Pllana.Dënohet me 4 vjet burg,por fryma e tij atdhetare nuk pushon kurrë,duke vepruar edhe pas daljes nga burgu me shokët Ramadan e Xhemail Pllana nga fshati Shtruerë,Mustafë Krasniqi nga Shipitulla,Ferki Morina nga Vushtrria,Isak Qolli,Idriz Bajçinca,Musa Maxhera,Zeqir Isak Berisha nga Bardhi i Madh,Florim Kelmendi nga Sllatina.
Fryma atdhetare e poetit Sylejman Qyqalla nuk pushon kurrë,ndaj i tërë shpirti i tij krijues e revolucionar shfaqet përmes shkrimeve dhe veprimtarive të tij aktive për çështjen kombëtare dhe pas daljes nga burgu,duke shkruar e protestuar kundër regjimit gjakatar serb në kuadër të “Lëvizjes popullore të Kosovës” (LPK),mandej në “Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet Etnike”,ku poeti ishte sekretar i Shoqatës për Komunë të Fushë-Kosovës.
Deri tani,poeti ka botuar këta libra:”Një gur Shqipëri”,”Shtëpia ime”,”Rrënja”,”Për ty,Bardh” dhe ka në dorëshkrim disa vëllime me poezi.
Nga redaktori i librave të mi,Mustafë Krasniqi

The post Biografia e autorit Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>