May 14, 2024

Ti, shqiptar – Sylejman Qyqalla

TI,SHQIPTAR

-Lule e dritë e botës,është një femër.

Ti,shqiptar,që rrah e vret një grua
Dhe mburresh:”Jam në botë më i miri!”
Ti,që pi prore… pi në të ndotin krua…
Ç’dallim ke pra,nga satani e vampiri?

Ti,shqiptar,që gajasesh e tund flamur,
Me se je “i pikuari nga qielli?
Udhën tënde,o i mjerë,s’e gjete kurrë…
Gruan e bën hell e shkuar helli!

Ti,shqiptar,i mjerë-në ajër mburravec,
Që vret nënë,vëlla,grua e djeg një zemër?
Nuk je gjë,pos një i marrë mistrec…
Lule e dritë e botës-është një femër!

Shpërndaje: