Ç’pati vdekja me ty – Sylejman Qyqalla
Ç’PATI VDEKJA ME TY
(Motrës sime Ajshe,që vdiq më 8 korrik 2007)
Tyh,sa keq pa njerëzit e mi,
si shtëpia pa prush e pa çati!
Ç’iu desh vdekjes-ç’pati me ty,moj motër,
Po ne ishim rehat-plot gaz ishte shtëpia!
Kur qemë bashkë tundej hareja në votër…
Ishe një engjëll-e zgjedhur nga perëndia!
Ç’iu desh vdekjes,në gjumë që të zuri
E neve na e preu gazin në gjoks e buzë?
Ç’pate,moj vdekje me një shpirt biluri
E na e thave zemrën-na e bëre tërkuzë!?
Ç’pati vdekja me ty,Ajshe,moj motër
Kurrë në jetë s’i the kujt “dreq” me gojë?
Na le pa fjalë-fort të heshtur në votër…
Për buzëqeshjen tënde-ah,sa kemi nevojë!
E tundnim lagjen me hoka e plot mahi…
Bëhej shtëpia estradë,motër-si një teatër!
Gëlonte dashuria me nipër,mbesa,si perri…
Harronim dhe bukën…s’na duhej tjetër!
Dhe tash nga Mërgata,kjo peshë sa një mal
Më rëndon fort…ah sa shumë,motër,për ty!
Kam mall për zërin tënd…ah,sa shumë mall…
Sa bukur ndritte shtëpia…kur ishim me ty!
Bensheim,7 korrik 2020