Të paskëshin gënjyer, Kosovë – Sylejman Qyqalla
TË PASKËSHIN GËNJYER,KOSOVË
Sa shumë,Kosovë, të paskëshin gënjyer
Dobiçërit me “të dua!” plot gojën!
Të paskëshin dashur në hell,të shqyer
Më në fund-në shesh e nxorën bojën!
Të tallën,Kosovë,me “Adem Jashari”,
Duke u jargisur të shtirurit “patriotë”!
Të hëngrën,Kosova ime,për së gjalli…
Rënkove atëherë-rënkon më shumë sot!
Të veshën në trup një leckë lara-lara
As për qurra, nënë,s’të shkon për shtat!
Të të bëjnë prostitutë,fort janë në gara
Lëngoje atëherë-tash të bënë sakat!
Të paskëshin gënjyer,Kosovë,këta zagarë
Duke u betuar në “komb” e “flamur”!
Të shtuan dhimbjet më shumë se më parë…
Gënjyen…s’të paskëshin dashur kurrë!