June 6, 2024

Sytë e tu – Jo,jo! Fare, moj, s’më dehu rakia; më çarmatosën veç sytë e tu! Me nge të paskësh bërë perëndia. Ndaj dhe udhën e bëj kuturu!

SYTË E TU

Jo,jo!Fare,moj, s’më dehu rakia;
më çarmatosën veç sytë e tu!
Me nge të paskësh bërë perëndia
Ndaj dhe udhën e bëj kuturu!

Jo,jo!Rakinë unë e munda kaherë;
më dehën sytë e tu,moj, plot magji!
Shikimi yt shkreptin si nga një panterë…
tërë afsh buzët e tua e dhëmbët inxhi!

Jo,jo…ty s’ti munda kristalet e tua dot;
më çarmatose e më lidhe,pa asnjë fishek!
Me mua do luash tango e do luash fokstrot…
jam gjeneral kollovar për “Lulen mos prek”!

Shpërndaje: