Pse m’u mplakët, more shokë (Në shenjë nderimi për shokët e mi të idealit)
PSE M’U MPLAKËT,MORE SHOKË
(Në shenjë nderimi për shokët e mi të idealit)
Po,pse dhe pse do them,i prekur gjithmonë:
Pse,vallë,m’u mplakët kaq shpejt,o shokë të mi?
Them,saherë ulem e ju shoh rrudhat, në poltronë…
“Sa shpejt,si lumë mali,ikën vitet,more shokë,ahii!”
Po,pse m’u mplakët kaq rrufeshëm,o shokë?
Më parë çanit qiellin,për komb,për flamur!
Ju lodhi kjo ngjirje,kjo e mjegullisur botë…
Po,e di,zjarri e gaz i juaj, s’shuhet kurrë!
E dini se ç’lexoj unë,në thinjat tuaja,
Në rrudhat e fytyrave,si lavra në ara?
Ndershmëri,pa fjalë,më e bukra buja…
“Shqipëria mbi qiell,të ndritë më e para!”
Bensheim,4 qershor 2014