May 23, 2024

Për ty, e vërtetë – u zura me një mori. Me një turmë,që veten e quan “zot”.

PËR TY,E VËRTETË

Për ty,e vërtetë,u zura me një mori,
Me një turmë,që veten e quan “zot”.
Se kah po shkon,as kjo vetë s’po e di…
siç s’diti atëherë,s’po di as dhe sot.

Për ty,e vërtetë,u zura me një panterë,
Që dhëmbët e mprehtë shkrepnin zjarr.
Nga mundi më kapluan djersë mua,të tërë…
Kjo botë-thashë,-sa shumë paska zagarë!

Për ty,e vërtetë,dhe shumë ferra kapërdiva
(A ndrshon dot një bandit,një i regjur horr?)
Po të shtrembrën,kurrë bre,s’e përpiva…
E si mund të qeshësh,more vëlla,me zor?!

Shpërndaje: