May 8, 2024

Me poezinë – S’dua të tallem unë me poezinë; të ngarendë truri kahë të dojë dora.

ME POEZINË

S’dua të tallem unë me poezinë;
të ngarendë truri kahë të dojë dora.
Kot dora gërmon e letrën e bardhë nxin
po thua:”Kam nge…të thur vargje saora!”

S’dua asnjëherë të tallem unë me poezinë,
të bëj numra:”Ja,kaq vepra bëra unë!”
Vargu s’do “prerje cezar”- lind diell e suferinë
dhe s’e ha kurrë sapunin “për samun”!

Kurrë s’dua të tallem unë me poezinë;
“engjëll” të jem në letër e skile në jetë.
Po s’mbolla për njeriun dritën e mirësinë,
kot kokën si qeni n’thekër-mos qofsha poet!

Shpërndaje: