Pse, moj vajzë – Je bërë e egër,vajzë, me thimth,si bleta. S’m’i jep dot faqet,moj e egër,si kaça!
PSE,MOJ VAJZË
(Motiv popullor)
Je bërë e egër,vajzë,me thimth,si bleta,
S’m’i jep dot faqet,moj e egër,si kaça!
Jam mal i paprerë…ende s’di ç’është jeta…
Më rrëmbe!Më vraftë zoti në mos t’i thaça!
Tullumbacet,vajzë…gati sa s’të pëlcasin,
Pa pse s’m’i jep,moj e egër,të t’i thith pak?
Kurrë bre,dorë djali,këto mos paçin…
Më vraftë rrufeja,djalë,po të hyra në hak!
Pse,moj vajzë,kaq e heshtur…me buzët turi,
Nuk m’i fal…as hua s’m’i jep për një ditë?
Më vdektë nëna…m’u djegtë e zeza shtëpi
Po nuk t’u dhashë e tëra-syri im mos paftë dritë!