Kënga popullore – Sa e bukur je,o këngë popullore. Sa fort më ndez e më zgjon! Në shekuj të pata sy e parzmore… Dhe mbi retë, me flatra më çon!
KËNGA POPULLORE
Sa e bukur je,o këngë popullore,
Sa fort më ndez e më zgjon!
Në shekuj të pata sy e parzmore…
Dhe mbi retë,me flatra më çon!
Sa e bukur je,o kënga ime zjarr,
Si shqiponjën më ngrit në qiell!
Nga një plak-sakaq më bën djalë…
Natë me hënë-ditë e artë me diell!
Të dua,o kënga ime,të dua,
Të dua si nënë,të dua pa mbarim!
Unë s’rri pa ty as ti jo pa mua:
“Këtu”-më thua prore-“rri,biri im!”
Të paça,o këngë,o gjaku im në deje;
nga trungu im ti kurrë s’më shqite!
Asnjë krimb s’hyn dot brenda teje…
Në luftra,nëpër tyta bashkë u ngjite!