June 7, 2024

Gjithmonë kam dashur – Gjithmonë i kam dashur aventurat.Të mos rri si pellg me llum,po të lëviz.

GJITHMONË KAM DASHUR

Gjithmonë i kam dashur aventurat,
Të mos rri si pellg me llum,po të lëviz.
S’i honepsa aq dhe të lartat faturat…
kryesorja…të mos mbetem si gjiriz.

Gjithmonë i kam dashur aventurat
(Dhe uji që s’rrjedh-thonë-nuk pihet)
I kam dashur gjithmonë uverturat…
të mos prishet gjiza,kot të mos ikin ditët.

Gjithmonë i desha…aventurat,i desha
Ndonëse në jetë jam shumë i qetë.
Dua të rrotulloj çdo gur,ku ka karar pesha,
Dua të afroj diellin dhe t’i përzë retë.

Gjithmonë…kam dashur të hap shtigje
Të lëroj dhe shterpat,t’i bëj pjellore.
Me një urë-të lidh me mijëra brigje…
Për njeriun e me njeriun-dorë për dore.

Shpërndaje: