Fola – Fola sot me çdo pëllëmbë toke në Prishtinë, Fola dhe me një fidan,që ishte bërë rrap.
FOLA
-Ditar mërgimtari-
Fola sot me çdo pëllëmbë toke në Prishtinë,
Fola dhe me një fidan,që ishte bërë rrap.
Fola dhe me gurët dhe si refren më vijnë:
“Sa bukur,o bir,që këtu u ktheve prapë!”
Fola me shokët…të thinjur..siç jam dhe vetë
Seç më dukej mjegull-një botë fare tjetër!
Ktheja së prapthi “filmin”-kur gazi kishte jetë
Seç ma kërkonte shpirti atë kohën e vjetër!
Fola me librat…më dukej sikur me zë qanin:
“O Sulo,na mirr,o vëlla-ta ndjejmë një dorë!”
Njerëzit ishin bërë meit dhe fare s’gëzonin…
Një gjarpër i lidhi dhe i ftohu,si dëborë!
Korrik,2019