May 18, 2024

Të akuzoj,moj botë – Të akuzoj rënd,moj botë hileqare. Po me cilin nen,as vetë s’e di! Me këtë teatër,që njeriun e çmende fare. Për dhelpërinë tënde,për prokopi!

TË AKUZOJ,MOJ BOTË

Të akuzoj rënd,moj botë hileqare
Po me cilin nen,as vetë s’e di!
Me këtë teatër,që njeriun e çmende fare
Për dhelpërinë tënde,për prokopi!

Shpif e sajon përditë “fizkulturë”
Me teatrot e tua,me skenarët-hije.
Me lodrat përditë bën “pikturë”
Njeriun bën robot,me tela fije-fije!

Të akuzoj,moj botë,në gjyqin e Demokleut
Me cilin paragraf,as vetë s’po e di!
Kot përpiqesh parfum t’i hedhësh plehut
Kah mustaqet,s’më kalon dot një mi!

Ta jap dorën,botë,e ke një trupë-qerrata
Gazin e bën gjëmë e gjëmën-gaz!
Ndërsa turmë e shkretë verbërisht:”Urra!”
Me gojën helm-me kunjin nga pas!

Shpërndaje: