Luga – Lugë,moj lugë-moj lanete, tërë botës i jep-asgjë për vete!
LUGA
Lugë,moj lugë-moj lanete,
tërë botës i jep-asgjë për vete!
Lugë,moj lugë,moj manushaqe
jep dhe për ata me shumë barqe!
Pse të varfrit i jep shumë pak?
-Shpesh më merr dreqi e më bën lak!
Mori lugë lanete,pash njat bisht
pse me hile dhe ti punon?
-Për mua harrojnë Muhamet e Krisht,
për një fyt-dreqin zbunon.
Shpesh,moj lugë,u bëre si lubia,
o poet,me hile e ka dhe perëndia!