May 7, 2024

Më tha hija ime – “Kokën e dreqit,e ke,o Sulo; s’u bëre, o xhan ca elastik! ” S’u bëre maskë e kësaj kohe… s’u bëre papagall e as çikrik!

MË THA HIJA IME

“Kokën e dreqit,e ke,o Sulo;
s’u bëre,o xhan ca elastik!”
S’u bëre maskë e kësaj kohe…
s’u bëre papagall e as çikrik!

Kokën e dreqit,e ke,o Sulo;
kjo kohë:një plus një-tre!
S’u bëre dhe ti paksa llastik…
të lëpish…lepe-peqe!

Kokën e dreqit,e ke,o Sulo;
më more në qafë dhe mua!
Edhe kur dikë fare s’e do…
të shtiresh :”Posi!-Të dua!”

Shpërndaje: