May 19, 2024

Për të vërtetën

PËR TË VËRTETËN

Unë guxoj në çdo pyll të hyj
Jam i pajisur-me sakicë gjithnjë.
Fjalën që them-kurrë nuk e pështyj
Ku hyj unë-pa ndrojtje hyr dhe ti!

Unë guxoj në çdo pus të hyj,
Kur ia mësyj-nuk e mat thellësinë.
Po e dhashë fjalën-nuk e pështyj
Për të vërtetën-s’e njoh as perëndinë.

Unë guxoj…nga mëkatet jam “farëshkundur”,
Nga skilet e natës-kurrë s’jam tundur.

Shpërndaje: